Zyra ligjore Bitri&Bakiu ka në vemëndje të posaçme ndikimin në rritjen e kulturës ligjore jo vetëm për studentët e ligjit por edhe për klientë, bashkëpunëtorë, si dhe çdo individ që ka interes për të kuptuar më shumë mbi zhvillimet ligjore në vend dhe jo vetëm.
Për këtë qëllim, në javët në vijim, me qëllim evidentimin e rolit thelbësor që ka kërkimi, shkrimi, dhënia dhe marrja e informacionit ligjor, zyra së bashku me disa praktikantë të cilët janë përzgjedhur për të zhvilluar një praktikë pune pranë saj, do të përfshihet në një projekt fillestar për përgatitjen e një reviste ligjore.