Më 11 shkurt 2025, Komisioni Evropian prezantoi programin e tij të punës për vitin 2025 (“Work Programm”) i cili përcakton strategjitë kryesore, planet e veprimit dhe iniciativat legjislative që duhen ndjekur nga Komisioni Evropian për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë ekonomike të BE-s.
Si pjesë e këtij Programi, Komisioni Evropian njoftoi se po planifikon të tërheqë disa nga propozimet e tij legjislative lidhur me një Rregullore të re të Privatësisë elektronike (e cila synon të zëvendësojë Direktivën aktuale të Privatësisë elektronike 2002/58/EC) si edhe shtesat në Direktivën e Përgjegjësisë të Produkteve, për shkak të mungesës së një konsensusi për miratimin e tyre.
Megjithatë, Direktiva aktuale e Përgjegjësisë së Produkteve (Product liability Directive) do të mbetet në fuqi dhe ka shtyrë rregullimin e përgjegjësisë jashtëkontraktore për dëmet që rrjedhin nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në nivel BE.