Gjykata Gjermane dënon ish-oficerin e Stasit me 10 vjet burg për vrasjen në Murin e Berlinit në vitin 1974
Një ish-oficer i policisë sekrete Stasi të Gjermanisë Lindore u dënua në moshën
Gjykata Gjermane dënon ish-oficerin e Stasit me 10 vjet burg për vrasjen në Murit të Berlinit në vitin 1974
Një ish-oficer i policisë sekrete Stasi të Gjermanisë Lindore u dënua në moshën 80-vjeçare me 10 vjet burg të hënën me datë 14.10.2024 nga Gjykata Rajonale e Berlinit për vrasjen e një personi në 1974. Viktima besohet se po përpiqej të emigronte për në SHBA. Disa oficerë të STAS (The State Security Service and Secret Police of East Germany) e çuan viktimën pranë kufirit dhe ngjarjet që rrodhën më pas nuk ishin të qarta. Viktima u qëllua disa herë dhe pavarësisht nga plagët e marra nuk e dërguan në spital gjë që rezutoi në fatalitet për viktimën. Viktima ishte dyshuar për terrorizëm por nga hetimet e mëpasshme rezultoi se ai nuk kishte pasur lëndë shpërthyese të lidhur me trupin. Fillimisht, gjykata e cilësoi veprën penale si “vrasje nga pakujdesia” por më pas për shkak të statutit të kufizimeve të shtetit gjerman dhe përpjekjeve të hetuesve polakë, krimi u riklasifikua si “tradhëti”. Ekipi mbrojtës argumentoi se nuk kishte prova se i pandehuri ishte ai që gjuajti, duke kërkuar lirimin. Në vitin 2016, në arkivin e STAS u zbulua se i pandehuri mori një medalje luftarake për veprimet e tij. I pandehuri qëndroi i heshtur gjatë gjithë kohëzgjatjes së gjykimit, i cili filloi në mars të këtij viti.
Vendimi ende nuk ka marrë formë të prerë dhe si i tillë ai mund të apelohet.
Në linkun më poshtë gjeni vendimin e plotë.
Traistyna dhe Israeva kundër Hungarisë
Aplikantet janë nënë e bijë me origjinë ruse të cilat kishin leje për të qëndruar në Hungari respektivisht nëna deri në vitin 2024 dhe e bija deri në vitin 2023. Babai i vajzës u shpërngul për në Vjenë ndërsa nëna dhe vajza vazhduan të qëndronin në Hungari. Aplikantët parashtruan se kishin qenë në Rusi vetëm dy herë.
Në datë 10.12.2020 Constitution Protection Office (CPO) lëshon një deklaratë se nëna përbënte rrezik për sigurinë kombëtare dhe se duhej t’i hiqej leja e qëndrimit si dhe t’i ndalohej rihyrja për pesë vite në territorin hungarez.
Në datë 11.12.2020 National Directorate-General for Aliens Policing (NGAP) në bazë të rekomandimit nga CPO udhëroi largimin e aplikantes së parë (Nëna). Gjykata e Lartë e Budapestit mbajti të njëjtin qëndrim që kishin mbajtur institucionet për të larguar aplikantët e parë nga Hungaria. Së bashku me nënën do të duhej të deportohej edhe e bija duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës. Ditët që aplikantët do të deportoheshin ato nuk u shfaqën. Më pas autoritet hungareze u njoftuan se atyre iu ishin marrë shenjat e gishtave nga autoritetet austriake në kuadër të procedurave të azilit. Edhe Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesat pasi u shpreh se ankimi nuk ngriti asnjë çështje me rëndësi themelore kushtetuese. Arsyet mbi të cilat mbështetej deportimi i nënës ishin mbi bazën e një informacioni të klasifikuar, për rrjedhojë, ajo nuk pati mundësinë të njihej dhe më pas t’i kundërshtonte këto informacione.
Qëndrimi i Gjykatës
Informacioni mund të klasifikohet në tërësi ose një pjesë e tij megjithatë ky klasifikim nuk duhet të cënojë konceptet bazë si ai i ligjshmërisë, shtetit të së drejtës si dhe parimin e kontradiktoritetit. Pra individi duhet të jetë në gjendje të kundërshtojë edhe pohimet se siguria kombëtare është në rrezik. Tërësia e rrethanave si jetesa për një kohë të gjatë në mënyrë të pandërprerë lidhjet personale, ekonomike, sociale bëjnë pjesë në kuptimin e jetës private në bazë të Nenit 8.1 të Konventës.
Gjykata vlerësoi se revokimi i lejes së mitur ishte pasojë e drejtpërdrejtë e revokimit të lejes së qëndrimit të nënës dhe se revokimi nuk ishte bërë duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës. Kjo pasi autoritetet nuk kishin marrë në konsideratë lidhjet që e mitura kishte me Hungarinë ku ajo ishte lindur e rritur dhe me Rusinë të cilën ajo e kishte vizituar dy herë, si dhe pasojat që do të kishte e mitura përmes largimit nga Hungaria. Marrë parasysh sa më sipër GJEDNJ gjeti shkelje të Konventës specifikisht neni 8 “E drejta për jetë private dhe familjare”.
Në linkun më poshtë gjeni vendimin e plotë.
https://hudoc.echr.coe.int/?i=001-236078
Tsulukidze dhe Rusulashvili kundër Gjeorgjisë
Të dy aplikantët ishin të punësuar pranë kompanisë distributore kryesore të elektricitetit në kryeqytetin gjeorgjian Tibilis. Për shkak të riorganizimit të brendshëm të kompanisë aplikantit të parë iu njoftua se kontrata e tij do të përfundonte dhe iu propozua që të transferohej në një pozicion tjetër por ai e refuzoi këtë propozim. Aplikanti i dytë u largua nga kompania kur i përfundoi kontrata si dhe mori edhe një kompensim.
Të dy aplikantët zhvilluan procese civile në Gjerorgji duke kërkuar rikthim në pozicionin e mëparshëm të punës dhe pagesat e prapambetura. Të dy shkallët e para të gjykimit rrëzuan kërkesat e aplikantit të parë ndërsa për aplikantin e dytë iu pranua vetëm kërkesa për pagat e prapambetura. Të dy aplikantët dërguan çështjet e tyre për gjykim në Gjykatën e Lartë të cilat do të shqyrtoheshin nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh. Aplikanti i parë kërkoi përjashtimin e gjyqtarit që ishte dhe relatori i çështjes si i anshëm me arsyetimin se asistenti i tij gjyqësor ishte vajza e avokatit që do të përfaqësonte kompaninë. Dhoma Civile vendosi që nuk ishin në kushtet e paanësisë dhe rrethanat e paraqitura ishin të pamjaftueshme në bazë të KPrC. Edhe për çështjen e aplikantit të dytë përbërja e trupit gjykues ishte po i njëjti si në çështjen e aplikantit të parë. Edhe ky aplikant bëri të njëjtat kërkesa për paanshmëri të cilat iu rrëzuan gjithashtu.
Qëndrimi i Gjykatës
GJEDNJ vuri re se asistenti gjyqësor nuk kishte një status të caktuar procedurial dhe se ligji nuk rregullonte largimin e tyre nga detyra ndryshe nga zyrtarët e tjerë të gjykatës.
Gjykata mbajti parasysh dhe argumentimin e qeverisë se kërkesa për përjashtimn e një gjyqtari thjesht për shkak të lidhjeve familjare të asistentit të tij gjyqësor do të ishtë shumë gjithëpërfshirëse duke mbajtur parasysh madhësinë e shtetit të Gjeorgjisë. GJEDNJ rithekson se Shtetet janë të detyruara të organizojnë sistemin e tyre ligjor në mënyrë të tillë që të sigurojnë përputhje me kërkesat e Nenit 6 të Konventës dhe se paanshmria është padyshim një nga kërkesat kryesore. Për GJEDNJ fakti që asistenti gjyqësor ishte vajza e përfaqësuesit ligjor të kompanisë në proces si dhe mundësia e veprimeve që asistenti mund të bënte ngjallte frikë legjitime për paanshmërinë e gjyqtarit.
Bazuar sa më sipër Gjykata gjeti shkelje të Nenit 6 të KEDNJ “E drejta për një proces të rregullt ligjor nga Shteti i Gjeorgjisë kundrejt të dy aplikantëve.
Në linkun më poshtë gjeni vendimin e plotë.
https://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-235473